Policia gjeti 33 gëzhoja në një dasmë në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Policia gjeti 33 gëzhoja në një dasmë në Fushë-Kosovë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Dje në Fushë Kosovë është raportuar për të shtëna armësh në një aheng familjar në Fushë-Kosovë.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka gjetur 33 gëzhoja, një pistoletë me gas dhe dy plumba.Lidhur me rastin është intervistuar një person, por i njëjti më pas është liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë, 25.07.2021 – 12:50.  Është raportuar se pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, janë gjetur dhe sekuestruar 33 gëzhoja, një pistoletë me gas  dhe dy plumba. Lidhur me rastin është intervistuar  i dyshuari mashkull i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat