Policia kufitare parandalon kontrabandën e mallrave në Pikën Kufitare Jarinje

Kronikë e zezë

Policia kufitare parandalon kontrabandën e mallrave në Pikën Kufitare Jarinje

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 15:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njësia Policore e Hetimeve dhe Inteligjencës e Drejtorisë Rajonale Veriu të Policisë Kufitare, gjatë zbatimit të Planit Operativ ‘Befasia’, sot, më 29.07.2021, në Piken Kufitare Jarinje, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit një autobus të relacionit: Novi Pazar – Prishtinë.

Gjatë kontrollit më të detajuar, në një hapësire të fshehur në bagazhin e autobusit është gjetur mall i kontrabanduar (86 palë pantallona).

Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabanda me mallra’.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

I dyshuari me mallin e kontrabanduar dorëzohen në terminalin doganor për procedim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat