Të shtëna me armë në ahengje familjare në Suharekë, Vushtrri e Istog

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në ahengje familjare në Suharekë, Vushtrri e Istog

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Në një aheng familjar në fshatin Reqan të Suharekës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku më pas policia ka konfiskuar një pistoletë dhe 19 gëzhoja.

“Pas disa të shtënave ma armë zjarri gjatë një ahengu familjar nga i dyshuari mashkull  kosovar është konfiskuar një  pistoletë dhe 19 gëzhoja.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Istog ku janë konfiskuar pesë gëzhoja si dhe në fshatin Druar të Vushtrrisë ku është bërë konfiskimi i një pistolete dhe nëntë gëzhojave, përcjell Klankosova.tv.

Policia tutje njofton se të trija rastet kanë vazhduar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat