Gramsh/ Makina merr flakë në ecje dhe del nga rruga, 2 persona përfundojnë në spital

Kronikë

Gramsh/ Makina merr flakë në ecje dhe del nga rruga, 2 persona përfundojnë në spital

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 20:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë ka marrë flakë në ecje në afërsi të fshatit Gramsh në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.

Mësohet se mjeti tip "Lancia y10" ka dalë nga rruga për shkak të flakëve.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shoferi i  automjetit dhe një bashkë-udhëtar tjetër të cilët janë dërguar në spital.

Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë mësohet se zjarrin e kanë shuar familjarët e banesës afër vendit ku ndodhi aksidenti.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat