Plagoset një roje me armë zjarri

Kronikë

Plagoset një roje me armë zjarri

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Të hënë në lagjen “Melodia” në Çagllavicë është plagosur një roje me inicialet H.M me armë zjarri.

H.M është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ekipi kujdestar e ka udhëzuar për një trajtim jashtë QKUK-së pasi që mungonin pajisjet e nevojshme për intervenim.

Media ka mësuar se H.M është duke marrë trajtim në Spitalin Amerikan, por këta të fundit nuk pranuan të flasin për gjendjen e pacientit.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, por sipas tyre ende nuk është arrestuar ndonjë person.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat