Gruaja rrahet nga kunati dhe djali i tij 8-vjeçar në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Gruaja rrahet nga kunati dhe djali i tij 8-vjeçar në Fushë Kosovë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:13
Ilustrim

Dhuna në familjet kosovare po vazhdon, e viktima kryesisht po janë gratë.

Përveç që po rrahen nga burrat e tyre, të cilët shumë herë po lirohen nga Policia, gratë po sulmohen edhe nga familjarët e tjerë.

Një rast i tillë ka ndodhur dje, në Fushë Kosovë, rreth orës 18:00, kur një grua është sulmuar fizikisht nga kunati dhe djali i tij i mitur, i moshës 8-vjeçare.

Për shkak të lëndimeve, viktima është dërguar për  tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat