Sulmohet një kondukter në Prishtinë veç se i kërkoi një personi të vendos maskën

Kronikë e zezë

Sulmohet një kondukter në Prishtinë veç se i kërkoi një personi të vendos maskën

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 08:47
Ilustrim

Mbrëmë në Prishtinë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, është sulmuar një kondukter i autobusit.

Viktima në Polici ka deklaruar se se  deri sa ka qenë duke punuar si konduktor në autobus, nga i dyshuari kishte kërkuar që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.

Njoftimi:

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 28.08.2021-21:48. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull  kosovar pasi që i  njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka deklaruar se  deri sa ka qenë duke punuar si konduktor në autobus, nga i dyshuari kishte kërkuar që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat