Gjendet pa shenja jete një 34-vjeçar në lagjen “Mati” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një 34-vjeçar në lagjen “Mati” në Prishtinë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 11:24

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin.

Ahmeti ka deklaruar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Rreth orës 04:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti thotë se derisa të ndriçohen të gjitha rrethanat e vdekjes, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat