Vetura bie në lum, vdes shoferi dhe lëndohen dy të tjerë

Kronikë e zezë

Vetura bie në lum, vdes shoferi dhe lëndohen dy të tjerë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Dje në fshatin Gjonaj të Prizrenit një veturë ka rënë në lum, për pasojë drejtuesi i saj ka vdekur dhe lëndime trupore kanë pësuar dy persona tjerë.

Sipas policisë, vetaksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Gjonaj, Prizren 25.09.2021-19:50 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovar ( pasagjer në veturë).

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat