E goditi me shqelma mjekun e ia theu pajisjet në ordinancë, arrestohet pejani

Kronikë e zezë

E goditi me shqelma mjekun e ia theu pajisjet në ordinancë, arrestohet pejani

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një burrë nga Peja është arrestuar sepse ka goditur me shqelma një mjek, gjersa ky i fundit po punonte në ordinancën e tij. I dyshuari gjithashtu i ka thyer dhe demoluar edhe pajisjet e orenditë në ordinancën e viktimës.

Pejë 25.09.2021 -18:45, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht, duke e goditur me shqelma viktimën mashkull kosovar (mjek).

Gjersa ai ishte duke punuar në ordinancën e tij.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje bëhej e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat