Një muaj paraburgimit ndaj gjilanasit që ia dha veturën të dyshuarit për bartjen e lëndëve narkotike

Kronikë

Një muaj paraburgimit ndaj gjilanasit që ia dha veturën të dyshuarit për bartjen e lëndëve narkotike

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 13:39
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se masa e paraburgimit prej 30 ditësh është caktuar ndaj I.Z.

Ekziston dyshimi se me datë 28.09.2021, në fshatin Livoç i Ulët, Komuna e Gjilanit, i pandehuri i ka vënë në dispozicion mjetin për kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që makinën e tipit “Ford Fiesta”, ia ka dhënë në shfrytëzim të pandehurit J. H., i cili e ka njoftuar se me këtë veturë do të bartë lëndë narkotike të tipit ”kokainë”, nga Gjilani e deri në fshatin Stançiq, me peshë prej 144.7 gram, e që i pandehuri J. arrestohet ditë më parë dhe substanca narkotike i sekuestrohet.

“Me këto veprime, i pandehuri I. Z. dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’ndihma në kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat