Kërkohet paraburgim ndaj 3 personave për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj 3 personave për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 08:57
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve B.H., B.A. dhe H.B., të cilët gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.H. dhe B.A., në disa lokacione të ndryshme në komunën e Gjilanit, për qëllime të shfrytëzimit seksual kanë trafikuar të dëmtuarën A.H., ashtu që e njëjta të ofroj shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.

“Me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i pandehuri H.B., dyshohet për veprën penale ‘’Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’, të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjilan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat