​Arrestohet për shpërndarje të narkotikëve

Kronikë e zezë

​Arrestohet për shpërndarje të narkotikëve

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person me inicialet E.G. (21), shtetas kosovar, nën dyshimet për shpërndarje të substancave narkotike.

Bazuar në informatat inteligjente për dyshim në shitblerje të substancave narkotike, sot rreth orës 12:40, zyrtarë policor të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare "Perëndimi" Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor në identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të zyrtarëve policorë është arritur që në rrugën “Wesley Clark”, në afërsi të Spitalit Regjional në Pejë, të ndalohet dhe identifikohet i dyshuari tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar 31 qese të vogla me marihuanë, me sasi 34.8 gramë, 88 euro, një telefon Iphon X, një brisk prej 15 cm, me teh prej 6 cm ngjyrë e zezë dhe metalike, një pako cigare dhe një parfum.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë. Ndërsa, është iniciuar rasti për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

I dyshuari, me urdhër të Prokurorit ndalohet për 48 orë, përderisa hetime të mëtejme janë në proces nga njësit i antidrogës në Pejë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat