Detaje nga Policia për aksidentin në Fushë Kosovë: Katër persona të lënduar

Kronikë e zezë

Detaje nga Policia për aksidentin në Fushë Kosovë: Katër persona të lënduar

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 10:38
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur në kyçje të autostradës Bresje në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zadhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot, në orët e mengjesit, në kyçje të autostradës Bresje (Fushë Kosovë), drejtimi i Veternikut, është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete.Bazuar në informacionet e para katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, u shpreh Kelani.

Tutje, ajo njoftoi se njësitet relevante policore janë marrë me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat