Gjilan: Bien skelet, zënë një grua dhe një fëmijë

Kronikë e zezë

Gjilan: Bien skelet, zënë një grua dhe një fëmijë

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë zënë nga skelet e një lokali i cili ishte duke u rregulluar në qendër të Gjilanit.

Media merr vesh se gruaja është dërguar për trajtim në spitalin e Gjilanit për shkak të lëndimeve që ka marrë.

Ajo ishte duke kaluar afër lokalit i cili është përball Komunës së Gjilanit, e në të cilin kishte punime.

Atëherë edhe skelet kishin rënë mbi të.

Qytetarët që kanë qenë afër i kanë dal në ndihmë asaj dhe fëmijës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat