U rrëzuan skelet dhe lënduan një grua dhe fëmijën, arrestohet pronari

Kronikë e zezë

U rrëzuan skelet dhe lënduan një grua dhe fëmijën, arrestohet pronari

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 09:25
Pamje nga aksidenti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e rrëzimit të skeleve në një objekt ndërtimi, ku u lëndua një grua dhe një fëmijë në Gjilan.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, të hënën rreth orës 11:30.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore nga rrëshqitja e shtyllave (skeleve) që ishin të vendosura kohë më parë para një lokali. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa ne vendin e ngjarjes kane dalë inspektorët nga komuna”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, pronar i firmës se montimit të skelave është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar ne mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat