Furnizohen me derivate në dy pompa dhe ikin pa paguar, aksidentohen në autostradë

Kronikë e zezë

Furnizohen me derivate në dy pompa dhe ikin pa paguar, aksidentohen në autostradë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, një punëtor i pompës së derivateve ka raportuar në polici se dy persona të panjohur kanë marr derivate në vlerë prej 63 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Pas një kohe persona të njëjtë me veturë të njëjtë kanë  marr prapë derivate në një pompë  tjetër derivatesh dhe kanë ikur në drejtim të autostradës duke shkaktuar aksident trafiku, e më pas janë larguar në drejtim të fshatit Milloshevë, ku edhe i kishin vënë zjarrin veturës.

Policia njofton se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe se rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat