Këta janë dy të arrestuarit për 45 kg heroinë të gjetura në kamionin në Portin e Durrësit

Kronikë e zezë

Këta janë dy të arrestuarit për 45 kg heroinë të gjetura në kamionin në Portin e Durrësit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 09:09
Ilustrim

Dolën sot në Gjykatë pronari dhe shoferi i kamionit ku u gjetën  45 kg heroinë mbrëmjen e 25 tetorit 2021. 

Me pranga në duar ata janë sjellë me makinën e policisë në Gjykatë.

Sasia prej 45. 54 kilogram heroinë e sekuestruar në Portin e Durrësit kishte si destinacion Italinë dhe dyshohet se pritej atje nga tre grupe të ndryshme kriminale.

15 pako me heroinë kishin mbishkrimin 'banane', 7 pako me kryq të bardhë dhe 21 pako të tjera shirit të zi.

Në pranga për tentativën e trafikut përfunduan bizmesmeni Arian Çerma e shoferi Olgert Duda.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat