Voziste në gjendje të dehur, godet me makinë dy zyrtarë policorë

Kronikë

Voziste në gjendje të dehur, godet me makinë dy zyrtarë policorë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Teksa një qytetar voziste në gjendje të dehur nga i njëjti janë aksidentuar dy zyrtarë policorë të cilët ishin në pikë kontrolli.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtorit i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Po janë aksidentuar dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë zyrtarë policorë të Policisë Kufitare. Sipas njësiteve të trafikut që po merren me menaxhimin e rastit, dy zyrtarët policor kanë qenë në pikë kontrolli në momentin e aksidentit, kur janë goditur nga një automjet drejtuesi i të cilit ishte nën ndikim të alkoolit”.

Graishta po ashtu bëri të ditur se policët kanë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Kanë lëndime që të dy dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë për tretman mjekësor”, deklaroi Graishta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat