Arrestohen katër persona, vodhën nxehëset elektrike në një shkollë në Klinë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona, vodhën nxehëset elektrike në një shkollë në Klinë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Policia në Klinë ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se vodhën pesë nxehëse elektrike në në shkollën fillore “Nëna Terezë” në fshatin Budisalc-Klinë. 

Ata kanë njoftuar se hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, pas një pune operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë, katër (4) persona të dyshuar, tre (3) nga ta persona të mitur.

Të dyshuarit janë intervistuar, në prezencën e avokatit, prindërve dhe punëtorit social.

Të njëjtit e kanë pranuar se e kanë kryer veprën, ndërsa sendet e vjedhura i janë kthyer përfaqësuesit të shkollës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë te rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat