​Arrestohet një person në Mitrovicën e jugut, dyshohet për falsifikim dokumentesh e mashtrim

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person në Mitrovicën e jugut, dyshohet për falsifikim dokumentesh e mashtrim

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Një person është arrestuar sot në Mitrovicën e Jugut nën dyshimin se ka kryer veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim.

Deri tek arrestimi i V.B. ka ardhur pas dyshimeve në lidhje me dy pagesa të cilat është dashur të paguhen nga përfaqësuesi i një shpedicioni në Mitrovicë.

Hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në rajon, kanë vërtetuar se i dyshuari, përfaqësues i shpedicionit, me qëllim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë.

Prokurori kompetent ka lëshuar aktvendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat