Arrestohet një person në Graqanicë, dyshohet se vodhi duhan në vlerë mbi 6 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Graqanicë, dyshohet se vodhi duhan në vlerë mbi 6 mijë euro

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 10:11
Ilustrim

Një person nga Graqanica është arrestuar pasi që dyshohet se kishte vjedhur duhan.

Sipas Policisë, vlera e duhanit të vjedhur ishte në vlerë 6 mijë e 436 euro.

“Më 12.11.2021 policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer vjedhje të duhanit (cigareve) në vlerë 6436 € nga një dyqan. I dyshuari ka qenë i punësuar në dyqanin ku ka kryer vjedhjen”.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat