Podujevë: Vjedhje e rëndë në një xhami

Kronikë e zezë

Podujevë: Vjedhje e rëndë në një xhami

Nga: H.O. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 09:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në objektin e një xhamie në Podujevë, gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje.

Policia bën më dije se aty janë vjedhur një DVR të kamerave dhe një shumë parash prej 30€.

Raporti i policisë:

VJEDHJE  E RËNDË

Podujevë, 25.11.2021 - 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një DVR të kamerave dhe një shumë parash prej 30€. Rasti vazhdon të hetohet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat