Shoferi godet këmbësorin - e lë të shtrirë në rrugë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Shoferi godet këmbësorin - e lë të shtrirë në rrugë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Në fshatin Gjylekar të Vitisë është gjetur një burrë i shtrirë në një hendek skaj rrugës, pasi ishte goditur nga një veturë, shoferi i së cilës ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë mjekësore viktimës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas mjekëve ka lëndime të lehta trupore.

Rasti që ndodhi mesditën e së shtunës është duke u hetuar, njofton policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat