Sulmoi gruan dhe kanosi djalin, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmoi gruan dhe kanosi djalin, arrestohet

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Graçanicë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe ka kanosur djalin e tij.

Sipas familjarëve, i dyshuari është përdorues i alkoolit dhe për këtë arsye i sulmon ata.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht, dhe ka kanosur gruan dhe djalin e tij kosovar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat