Katër raste të dhunës në familje u raportuan dje në Kosovë

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje u raportuan dje në Kosovë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se katër denoncime për dhunë në familje janë bërë gjatë ditës së hënë.

Sipas njoftimit, një rast ka ndodhur në Prishtinë, një tjetër në Podujevë, një në Ferizaj e një në Gjakovë.

Në kryeqytet rreth orës 09:30 një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale-familjare, është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, shtetas i Maqedonisë.

“I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në Podujevë rreth orës 15:10 është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje rreth ndarjes së pronës, ka kanosur vëllain e tij.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Në Ferizaj rreth orës 21:00 është arrestuar një tjetër person i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Gjakovë rreth orës 13:30, një grua ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga vajza e saj (me probleme mendore).

Me vendim të prokurorit, e dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat