Rokulliset kamioni në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Rokulliset kamioni në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 22:23
Pamje nga aksidenti

Vozitësi i një kamioni është lënduar sonte si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Korroticë e Lartë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Këtë e bëri të ditur Luljeta Mehmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës.

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot me datë,  03.12.2021, rreth  17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime  (vetaksident)”.

“Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit,” ka thënë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat