Kapen rreth dy kilogramë heroinë në Gjilan, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Kapen rreth dy kilogramë heroinë në Gjilan, dy të arrestuar

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Policisë e Kosovës ka arrestuar sot dy persona të dyshuar në Gjilan, të cilët janë kapur me rreth 2 kilogramë drogë të llojit heroinë.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se sot rreth orës 14:45, pas një pune hetimore dhe punës operative në teren kanë arritur tek informacionet relevante ku dyshohej se i dyshuari me iniciale (Sh.I.), është duke bërë shitblerje të substancave narkotike, dhe se i njëjti poashtu ka edhe urdhër-arrest aktiv të Gjykatës Themelore të Gjilanit për vuajtje të dënimit prej 18 muaj e 40 ditë burg efektiv.  Pas veprimeve aktive, i dyshuari është identifikuar, ndaluar në rrugën “Shaban dhe Sami Ukshini” dhe është arrestuar nga autoritet policore të anti-drogës.

Tutje Polica ka njoftuar se gjatë ditës hetuesit e anti-drogës në Gjilan, në konsultim me Prokurorin e Shtetit dhe me Urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjilan kanë vazhduar dhe është bastisur/kontrolluar shtëpia e një të dyshuari tjeter me iniciale (F.A.), nip i të dyshuarit tani më të arrestuar, nën dyshimin e bazuar në lidhje me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”. Gjatë bastisjes në këtë lokacion në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar një peshore elektronike si dhe 17  paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

Poashtu, bëhet e ditur se bastisje është bërë edhe në banesën e të dyshuarit të parë (Sh.I.), në rrugën “Hamdi Kurteshi” me ç’ rast në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një peshore elektronike si dhe pesë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë. Pas matjes së substancës së dyshuar narkotike ka rezultuar se: Shtatëmbëdhjetë qeset me Heroinë kanë peshuar 1 kg e 713.8 gram kurse pesë qeset me Heroinë të sekuetruara në banesë kanë peshuar 30.6 gram.  Si provë/dëshmi që mund të ndërlidhen me rastin është sekuestruar edhe një veturë Golf 4, ngjyrë hiri, e të dyshuarit Sh.I.

Në konsultim me prokurorin kompetent pas intervistimit i dyshuari me iniciale (F.A.) ndalohet për 48 orë dhe rasti të procedohet për hetime të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat