Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohen pesë persona

Kronikë e zezë

Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohen pesë persona

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën pesë persona, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Kosovë nga Serbia.

Në njoftimin e Policisë se Kosovës thuhet se më 08.12.2021 në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit me veture kanë kaluar ilegalisht kufirin dhe kanë hyrë në Kosovë.

Me vendim të prokurorit dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të njëjtën ditë në këtë fshat kufitar janë arrestuar tre te dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit me veturë kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat