Podujevë: Hajnat hyjnë në dy shtëpi, vjedhin para të gatshme e stoli ari

Kronikë e zezë

Podujevë: Hajnat hyjnë në dy shtëpi, vjedhin para të gatshme e stoli ari

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Hajnat kanë vjedhur para të gatshme e stoli ari në dy shtëpi në Podujevë.

“Dy ankuesit meshkuj kosovar kanë raportuar se deri sa shtëpitë  e tyre kishin qenë pa përkujdesje, dyert e shtëpive ishin hapur me forcë dhe sipas tyre nga dy shtëpitë janë vjedhur para të gatshme si dhe stoli ari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, në raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat