Aksident mes dy kamionëve në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident mes dy kamionëve në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 21:31
Ilustrim

Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Dy shoferët e këtyre mjeteve janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu tha Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Policia rreth orës 16:20 është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Nga vendi i ngjarjes, patrulla policore për kontrollin e autostradës njofton se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe si pasojë e aksidentit dy persona (dy shoferët) kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit janë nisur për në QKUK-në”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat