Rrahen mes vete 7 nxënës në Lipjan

Kronikë e zezë

Rrahen mes vete 7 nxënës në Lipjan

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 10:06
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orë 12:30 janë arrestuar shtatë nxënës në Lipjan.

Sipas policisë nxënësit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Ndërkaq, tutje bëhet e ditur se ata janë dërguar në mbajtje.

Rasti në polici po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

“Lipjan, 24.12.2021-12:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë (nxënës) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të prindërve dhe në konsultim me prokurorin për të mitur të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat