Ndërron jetë 8-vjeçarja që u aksidentua më 1 janar në autostradën Prishtinë-Lipjan

Kronikë e zezë

Ndërron jetë 8-vjeçarja që u aksidentua më 1 janar në autostradën Prishtinë-Lipjan

Më: 3 janar 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Ka ndërruar jetë 8-vjeçarja që u aksidentua më 1 janar në autostradën Prishtinë-Lipjan.

Tetë vjeçarja ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Autostrada, Prishtinë –Lipjan (NN) 01.01.2022-23:25.

Lidhur me rastin me datën 02.01.2022 është raportuar se viktima femër e viti i lindjes 2013 e cila ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat