Shtetasja e huaj raporton se u ngacmua seksualisht në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë

Shtetasja e huaj raporton se u ngacmua seksualisht në Aeroportin e Prishtinës

Më: 4 janar 2022 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Një shtetase e huaj ka raportuar në polici se në aeroportin e Prishtinës është ngacmuar seksualisht nga një burrë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, ndërkaq ankuesja ka bërë të ditur se është ngacmuar verbalisht nga i dyshuari.

Rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”, ndërkaq me urdhër të prokurorit, vazhdon në procedurë të rregullt.

“Ngacmim seksual-A.N.P- Prishtinë  03.01.2022- 17:30. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se është ngacmuar seksualisht (në formë verbale)nga një i dyshuar mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat