Policia i zë në flagrancë duke vjedhur tre hajna në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Policia i zë në flagrancë duke vjedhur tre hajna në Mitrovicë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 09:41
Ilustrim

Tre persona në Mitrovicë janë zënë në flagrancë duke vjedhur nga Policia e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

Kjo e fundit bën të ditur se të dyshuarit janë zënë duke vjedhur në një shtëpi.

“Një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë’ është raportuar në orët e mbrëmjes të datës 13 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre personat e dyshuar”, ka thënë policia.

“Arrestimi i tre të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit në rrugën “ Driton Veliu” duke përdorur forcën kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter. Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale”, thuhet tutje në komunikatë.

Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat