Përplasen për mal, arrestohet një person në Skenderaj

Kronikë e zezë

Përplasen për mal, arrestohet një person në Skenderaj

Më: 16 janar 2022 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet M.S. në Skenderaj për shkak se ka kryer veprën penale sulm.

Në një komunikatë për media të policisë thuhet se i dyshuari është fjalosur me personin M.K., pasi ky i fundit e kishte akuzuar se ia kishte prerë pyllin - pronë private e tij. 

Ngjarja ka ndodhur në Runikë të Skenderajt, ndërkohë që policia ka intervistuar edhe një dëshmitar të rastit.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat