Një burrë është gjetur pa shenja jete në Prizren, i njëjti është gjetur nga të afërmit e tij, pasi kishte qenë duke jetuar i vetëm në shtëpi.
“Prizren, 18.01.2022 – 19:11. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në shtëpi, nga të afërmit e tij ishte gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.