I kanosën zyrtarët policorë, arrestohen dy persona në Pejë

Kronikë e zezë

I kanosën zyrtarët policorë, arrestohen dy persona në Pejë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 09:36
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasditen e së premtes në Pejë, pasi që të njëjtit kishin kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin duka shqiptuar gjoba trafiku.

Sipas policisë është bërë e ditur se gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një fishek, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë i konfiskuar edhe një pushkë gjuetie.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat