Tragjike: 15-vjeçarja humb jetën pasi bie nga një objekt në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tragjike: 15-vjeçarja humb jetën pasi bie nga një objekt në Prishtinë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 00:51
Foto ilustrim

Një e mitur dyshohet se ka rënë nga një objekt sonte në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë dhe ka humbur jetën.

E njëjta është dërguar pa shenja jete në QKUK, pasi nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

Ngjarja tragjike dyshohet se ka ndodhur rreth orës 22:20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat