Kavajë, plagosi me thikë një person dhe mori peng një tjetër, prangoset 45-vjeçari

Kronikë

Kavajë, plagosi me thikë një person dhe mori peng një tjetër, prangoset 45-vjeçari

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 19:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kavajës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale ditën e sotme në këtë qytet.

Policia ka marrë informacion se në një ambient një person ka kanosur 2 persona se do t’i digjte me benzinë dhe më pas ka plagosur njëri prej tyre.

Kështu policia ka bërë të mundur kapjen e këtij personi me moshë 45-vjeçare, i cili ka grabitur me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë pas marrjes se njoftimit se shtetasi A. P., në afërsi të mbikalimit në rrugë dytësore, ka kanosur se do digjte me benzinë dy persona, dhe ka plagosur me thikë shtetasin B. P., si dhe ka marrë peng shtetasin A. Sh. bashkë me mjetin e tij, organizuan punën me qëllim kapjen e këtij shtetasi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në fshatin Lekaj, në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, shtetasin A. Sh., dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit, dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin. Shërbimet e Policisë kanë arritur në kohë duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën. Falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:  A. P., 45 vjeç,.” – njofton polciia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat