Rrahu nënën dhe dëmtoi shtëpinë, arrestohet qytetari nga Prizreni

Kronikë e zezë

Rrahu nënën dhe dëmtoi shtëpinë, arrestohet qytetari nga Prizreni

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 09:29
Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që ka rrahur nënën e tij dhe ka shkaktuar dëmë në shtëpi.

Rasti ka ndodhur dje në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-nënën e tij,  dhe po ashtu ka shkaktuar dëmtime në shtëpi”, njoftoj policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat