Tentim vrasja në Gjakovë, gjykata merr një vendim për dy të dyshuarit

Kronikë e zezë

Tentim vrasja në Gjakovë, gjykata merr një vendim për dy të dyshuarit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për tentim vrasje.

D.K., dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të B.M., i cili për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore po trajtohet në QKUK.

Ndërkaq ndaj L.M., u caktua poashtu masa e paraburgimit pasi dyshohet se në kohë dhe në vend të njëjtë ka tentuar që ta privojë nga jeta D.K., duke e qëlluam me armë në këmbë.

Me këto veprime të pandehurit D. K. dhe L. M., dyshohen të kenë kryer veprën penale “Vrasja” në

tentativë dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurve D. K., dhe L. M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të vrasjes të ngelur në tentativë.

“Me datën 09 mars 2022, në Gjakovë, i pandehuri D. K., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin B. M., ku pas një mosmarrëveshje i pandehuri gjuan disa herë me armë në drejtim të dëmtuarit B. M., ku si pasojë e lëndimeve i dëmtuari rrëzohet në tokë, më pas dërgohet në emergjencën e spitalit në Gjakovë, mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dërgohet në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor”.

Ndërsa, “i pandehuri L. M., në kohë dhe vend të njëjtë, me dashje ka tentuar të privoje nga jeta, të dëmtuarin D. K. I pandehuri L. M., i cili ka qenë brenda në zyrën e kompanisë së të dëmtuarit B.M., pasi dëgjon të shtëna, del jashtë ku e vëren të dëmtuarin të rrëzuar në gjunjë, i pandehuri hyn brenda e merr armën, me të cilën gjuan në drejtim të dëmtuarit D. K., duke e qëlluar në këmbë, ku më pas largohen nga vendi i ngjarjes”.

Me këto veprime të pandehurit D. K. dhe L. M., dyshohen të kenë kryer veprën penale “Vrasja” në tentativë dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat