Një grua paraqitet në aeroport me leje qëndrim të falsifikuar

Kronikë e zezë

Një grua paraqitet në aeroport me leje qëndrim të falsifikuar

Më: 13 mars 2022 Në ora: 09:59
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Një grua është paraqitur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, me leje qëndrim që dyshohet të jetë i falsifikuar,

“Është raportuar se një e dyshuar Femër kosovare gjatë kontrollit së pasaportave në shkuarje ka prezentuar leje qëndrim i cili dyshohet të jetë i falsifikuar”, njofton policia.

Tutje, bëhet e ditur se dokumenti është konfiskuar.

Ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat