Import e shitje e paautorizuar e armëve, Policia gjen tre AK-47 dhe armë tjerë tek i dyshuari në Prevallë

Kronikë e zezë

Import e shitje e paautorizuar e armëve, Policia gjen tre AK-47 dhe armë tjerë tek i dyshuari në Prevallë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Prevallë të Prizrenit ka gjetur armë, si tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishekë, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 17:00 në Prevallë të Prizrenit.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishekë, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat