Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti në Vushtrri

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti në Vushtrri

Më: 9 prill 2022 Në ora: 09:39
Ilustrim

Dy persona janë shtënë me armë zjarri nga disa persona të tjerë të panjohur.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku ka treguar se rasti ka ndodhur në Vushtrri, gjegjësisht në fshatin Nadakoc.

“Dy ankuesit meshkuj  kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë me automjetin tyre, person-a të panjohur nga një automjet në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vend e ngjarjes nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

PK gjithashtu ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë dhe pasi intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat