​Kërcënoi fëmijët e tij, policia e ndaloi dhe ia konfiskoi pistoletën

Kronikë

​Kërcënoi fëmijët e tij, policia e ndaloi dhe ia konfiskoi pistoletën

Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Njësia e trafikut rajonal në Prizren, në një pik kontrolli në Krush të Vogël, kanë pranua një informatë se një person ka kërcënuar djemtë e tij dhe është duke shkuar në vendin e punës ku ata janë duke punuar.

Reagimi policor ka qen i menjëhershëm dhe është arritur që të ndalohet i dyshuari, ku gjatë kontrollit në brezin e tij, polica gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një pistoletë dhe dy karikator me nga 10 fishek cal. 9 mm.

“Në lidhje me këtë rast i dyshimit N.K i lindur në vitin 1963 është shoqëruar në stacioni policor në Prizren, ku i njëjti është intervistuar.

Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti të dërgohet me procedurë të rregullt dhe hetimet po vazhdojnë”, thuhet në njofitm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat