E rëndë: Një grua në Gjakovë bën vetëvrasje duke u varur në banjën e banesës

Kronikë e zezë

E rëndë: Një grua në Gjakovë bën vetëvrasje duke u varur në banjën e banesës

Më: 11 prill 2022 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Një grua në Gjakovë ka bërë vetëvrasje sot, duke u varur në banjon e banesës ku jetonte.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Policia rajonale në Gjakovë dhe kanë njoftuar se viktimën e kanë gjetur të varur familjarët e saj.

Sot me date 11.04.2022 rreth orës 11:00 Stacioni policor ne Gjakovë ka pranuar njoftim se ne rrugën “Marin Barleti” është gjetur nga familjaret një person i gjinisë femërorë e varur ne banjën e banesës.”

Sipas Policisë, gruaja nga Gjakova i dha fund jetës së saj duke u varur me një shall.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjeksor i cili ka konstatuar vdekja e viktimes e cila aktin e vetevrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall.

Sipas familjarëve e njëjta ka vuajtur nga depresioni dhe ka qenë me terapi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale ndërsa prokurori kujdestare ka urdhëruar që trupi i pa jete i viktimës të dërgohet ne IML për oduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat