Policia Kufitare parandalon kontrabandë të mallrave, arrestohet një person i dyshuar

Kronikë e zezë

Policia Kufitare parandalon kontrabandë të mallrave, arrestohet një person i dyshuar

Më: 17 prill 2022 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Njësia e Task Forcës dhe njësitë patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Zhegër, dje në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare kanë arritur të identifikojnë dy automjete: njëri i tipit Furgon dhe tjetri, automjet i tipit kombi, të dyja me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore.

“Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Leskovicë, komuna e Vitisë (rreth 300 metra në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë veri. Gjatë kontrollit në njërën nga to janë gjetur mallra të ndryshme (mjete të ndryshme dhe pajisje teknike të punës, etj )”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare një person i dyshuar është dërguar në ndalim policor, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat