​Arrestohet personi i arratisur nga Qendra Korrektuese

Kronikë e zezë

​Arrestohet personi i arratisur nga Qendra Korrektuese

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arrestuar sot një person i cili ishte në kërkim për veprën arratisje e personit të privuar nga liria.

Rasti i arratisjes është raportuar nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë, më 7 mars 2022.

Pas procedurave të nevojshme, N. M. (31), është dërguar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese në Smrekovnicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat