Katër të rinj nën ndikimin e alkoolit përleshen në Prizren, njëri nga ta po trajtohet në spital

Kronikë e zezë

Katër të rinj nën ndikimin e alkoolit përleshen në Prizren, njëri nga ta po trajtohet në spital

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Katër të rinjë nën ndikimin e alkoolit, janë përleshur mes vete mëngjesin e sotëm, në rrugën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ndërsa tha se në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).

Të dyshuarit i takojnë moshave, 24, 27 dhe 29 vjeç.

Lidhur me këtë rast, tre persona janë shoqëruar në polici, ndërsa njëri nga ta po trajtohet në spitalin rajonal të Prizrenit meqë i janë vërejtur lëndime të dukshme si pasojë e përleshjes.

Motivi i përleshjes ende nuk dihet, meqë sipas Gashit, të njëjtit ishin nën ndikimin e alkoolit dhe duhet të kalohen procedura të mëtejme për intervistimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat